Shumica e tifozëve kanë hyrë tashmë në stadium, por ka edhe nga ata që kanë mbetur jashtë tij për finalen e Conference League, për shkak se nuk kanë biletë dhe po mundohen të gjejnë një të tillë në minutat e fundit para nisjes së ndeshjes.
Në “filtrin” e parë të stadiumit, shihen tifozë holandezë duke blerë bileta. Ata që disponojnë bileta shihen duke i transferuar ato drejt fansave, që duket se kanë pritur momentet e fundit për t’u pajisur me një të tillë.