-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çitaku sulmon Kurtin: Pas vizitës studimore në SHBA po viziton fabrikat e çokollatave në Zvicër

Kryesoret

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar qëndrimin jashtë Kosovës të kryeministrit Kurti tash e tri javë duke e quajtur të papërgjegjshme. Çitaku ka ironizuar me vazhdimin e vizitës së Kurtit nga ShBA në Zvicër dhe qëndrimin në një fabrikë çokollatash.

Çitaku ka thënë se vizita e Kurtit në SHBA mund të kualifikohet si studentore raporton Gazeta Express.

“E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës.  Sot e paska vizituar njê fabrikë të çokolladave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti”, ka shkruar ajo.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA ka thënë tutje se bordi i ri i AKP-së i emëruar nga Kurti ka shpallur valën e re të privatizimeve përkundër deklaratave të Kurtit se s’do të ketë privatizime.

Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka shkruar ajo.

Kryeministri Albin Kurti që nga 6 maji ndodhet jashtë Kosovës. Fillimisht ai ka qëndruar në SHBA ndërkaq të hënën ka udhëtuar për në Zvicër ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit