-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia pret heronjtë! Roma e gdhinë në festë (FOTO-VIDEO)

Kryesoret

Natë e madhe për tifozët e Romës që e kanë gdhirë duke festuar triumfin në finalen e Conference League që u zhvillua në Tiranë përballë Fejnordit.

Tifozët u dyndën në rrugët e kryeqytetit italian për të festuar një trofe që kishte munguar për 14 vjet: nga “Olimpico” në Ponte Milvio, nga Circus Maximus në Colosseum apo Fiumicino, ku mijëra tifozë prisnin ekipin pas festës së “Air Albania”.

Avioni mbërriti me vonesë, rreth orës 04.45. Pellegrini mbante trofeun pranë shoferit, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë shijuan spektaklin e tifozëve. Por festa nuk mbaroi me kaq, pasi më vonë e gjithë skuadra u ngjit në tarracën e pallatit me pamje nga Piazzale Dino Viola.

Secili lojtar parakaloi me trofeun duke lëshuar “olè”-në e tifozëve. “Ky trofe është për ju, forca Roma!” tha kapiteni Pellegrini. Më pas gradualisht të gjithë lojtarët ngritën kupën para tifozëve, madje edhe trajneri José Mourinho i cili falënderoi tifozët. Festa do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit