-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

19 policë të plagosur, Çuçi: Finalja e madhe shkoi mirë

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për organizimin dhe mbarëvajtjen e finales së Conference League në Tiranë mes Romës dhe Feyenoord, duke u shprehur se gjithçka shkoi mirë.

Ministri thekson se Shqipëria tregoi se ka të gjitha kapacitetet për të pritur evente të këtyre përmasave.

“Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla. Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Policisë së Shtetit, që falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm garantuan mbarëvajtjen e gjithçkaje: nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre.

Çfarë ndodhi dje ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit tuaj të përbashkët si asnjëherë më parë për të cilin keni mirënjohjen e pakufishme të të gjithëve”, shkruan Çuçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit