Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në Itali.
Viktima është një 41-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ai ishte duke drejtuar makinën e tij dhe u përplas me një kamion. Aksidenti ndodhi në Brescia.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 41-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë. Automjeti i tij ishte shkatërruar tërësisht.
Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen, teksa policia nisi hetimet për të zbardhur dinamikën.
Në të njëjtën rrugë, disa minuta pas këtij aksidenti, një tjetër automjet u përplas me një kamion, por pa pasoja.