Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë më 9 korrik një mbledhje me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin.
Tema kryesore e takimit do të jenë problematikat e sezonit veror, me theks të veçantë në menaxhimin e hapësirave publike.
Rama ka kërkuar nga drejtuesit vendorë të përqendrohen në lirimin dhe organizimin e hapësirave publike për të garantuar shërbime më të mira për qytetarët dhe turistët gjatë periudhës së verës.









