Hantin Bonati është emërtuar zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, detyrë që e braktisi në 2021.
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Bonati e la detyrën si zëvendësministër në 2021, pasi u bë drejtori i AlbControl. Ai e mbajti prej 3 vitesh këtë post dhe mësohet se së fundmi është kthyer sërish.