Nga plagosja e 11-vjeçar kanë dal disa detaje të reja.
Mësohet se 11-vjeçar nga Gjegjani i Pukës është plagosur në lokalin e babit të tij që ky i fundit e kishte marr me qira. Sipas burimeve mësohet se plagët ia ka shkaktuar një 17-vjeçar, i cili kishte konflikte me kushëririn e të miturit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.