-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehen rrugët e “florinjta”! Harrohet skandali, Rama dorëzohet para Bashkim Ulajt

Kryesoret

Riaktivizohet pas tre vitesh kontrata (koncesion i pastër, jo PPP) për rrugën Thumanë-Kashar. Qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama vendosi sot që t’i hapë rrugë kontratës së koncesionit për projektimin, ndërtimin, investimin, operimin dhe më pas transferimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar te shteti pas 35 vitesh.

Njoftimi për vendimin e rëndësishëm u dha sot nga vetë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, e cila foli për kritere të reja, por në kontratë janë shtuar 22 vite më shumë sesa parashikohej në fillim duke e çuar në 35 në total shfrytëzimin dhe më pas rikthimin te shteti. Ministrja Balluku nuk bëri publik asnjë detaj mbi paktin e ri mes shtetit dhe koncesionarit.

Do të dëshiroja të ndaja me ju një projekt-vendim tjetër të rëndësishëm që është ai që i hap rrugë miratimit të kontratës së koncesionit për projektimin ndërtimin dhe operimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Ka pasur një debat publik  që në vitin 2019 në Janar, kjo kontratë e lidhur me PPP, u anulua për shkak se ajo hapësirë fiskale u vendos në dispozicion të paktit të universitetit.

I jemi kthyer kësaj kontrate dhe pas një vendimi gjyqësor duke qenë se shkojmë në parametra të rinj. Shteti nuk investon mbi këtë kontratë, ky aks do të investohet tërësisht mbi parimin e koncesionit. Pra, që vetë koncorsiumi që ka aplikuar, do të investojnë, projektojë dhe operojë dhe transferojë pas 35 vitesh në pronësi të shtetit. I gjithë ky proces është bërë përmes një negocimi dhe nuk duhet se kjo është një pjesë nga segmentet më të rëndësishme të “Korridorit Blu” dhe ne synojmë t’i hapim gjitha lotetet brenda vitit 2022” tha Balluku.

Kush fshihet mbrapa koncesionit?

Kjo është pjesa që duket, por cilat janë pikëpyetjet që shtrohen dhe cfarë fshihet? Kompania që qeveria e Edi Ramës i dha sot të drejtën për të vazhduar projektin është “Gener2” e Bashkim Ulajt, e cila në 2018 u përfshi në skandalin e “DH Albania”, një kompani fantazmë e lidhur me “Gener 2”, që fitoi tenderin për Unazën e Madhe.

“DH Albania” mashtroi duke pretenduar se ishte dega në Shqipëri e kompanisë amerikane Dunwell Haberman, kur në fakt dokumentet treguan disa lidhje pikërisht me kompaninë “Gener 2”. Kjo kompani fantazmë në skenë nxori të riun anonim Avdjol Dobi.

Në 2020-ën Gjykata e Tiranës e dënoi Dobin me 6 muaj burg ndërkohë që Prokuroria pushoi hetimet për zyrtarët e ARRSH, OST dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Investigimi zbuloi se një dokument i dorëzuar në Qendrën Kombëtare tregoi se njëra prej procedurave në emër të “DH Albania” ishte kryer dhe paguar pikërisht nga kompania “Gener 2”, që sot Edi Rama i hapi rrugën për koncesionin miliona eurosh.

Historia e koncesionit

Ky koncesion është pjesë e programit 1 miliard euro dhe nisi si shumë të tjerë si një propozim i pakërkuar nga kompania “Gener 2” në vitin 2017. Qeveria e pranoi propozimin duke e shpërblyer kompaninë “Gener 2” me 8.5 për qind të pikëve. Tenderi u zhvillua në korrik të vitit 2018 dhe, ashtu siç pritej, fituese e koncesionit u shpall kompania Gener 2, e cila ofroi ta ndërtonte rrugën me 225.8 milionë euro.

Këtu ishte vetëm vlera e ndërtimit, pa përfshirë mirëmbajtjen, koston e interesit të parasë për 13 vjet dhe fitimin e kompanisë. Vlera e vërtetë ishte shumë herë më e madhe. Në fillim të nëntorit 2018, qeveria i paraqiti Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2019. Në këtë dokument, fatura buxhetore e koncesionit Thumanë-Kashar ishte rritur nga 225.8 milionë euro, në 370 milionë euro.

Kosto në 13 vite ishte parashikuar në 4, 3 miliardë lekë. Por pasi doli skandali i “DH Albania” kontrata koncesionare u ndërpre në 21 janar të vitit 2019 dhe fondet e parashikuara që të shkonin për këtë projekt, qeveria i kaloi për universitetet pas protestës së studentëve. “U ndërpre procedura e Partneritetit Publik Privat për aksin Thumanë-Kashar. Fondi i dedikuar për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar do të kalojë për Universitetin” deklaroi Balluku, tre vite më parë.

(Sh) fajësimi i qeverisë

Në 6 shtator të vitit të kaluar Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë vendosi që të rikthejë koncesionin për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar duke i dhënë të drejtë kompanisë “Gener2” dhe rrëzuar qeverinë, që kishte fituar në shkallën e parë. Vendimi u mor nga trupa e gjyqtarëve, e përbërë nga Rilinda Selimi, Altina Nasufi dhe Blerona Hasa. Vendimi ishte i formës së prerë duke i kërkuar Këshillit të Ministrave që të miratojë kontratën me kompaninë.

Dy ishin rrugët e qeverisë; ose ta pranonte, ose ta ankimonte duke i bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Këshilli i Ministrave zgjodhi rrugën e dytë, koncesioni kaloi nga dera e pasme. Qeveria, sot përmes ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku u justifikua se ajo e anuloi kontratën, por e detyroi gjykata, por në fakt vendimit të Apelit nuk i bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit