Partia Demokratike dhe pjesa tjetër e koalicionit opozitar do të nisin pasditen e sotme aksionin me një protestë në formën e një “platforme parlamentare” para Kryeministrisë, sikur e ka cilësuar Sali Berisha.
Protesta e sotme do të organizohet në orën 18:00, ndërsa sipas selisë blu, aksioni do të jetë i përjavshëm, ku pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime.
Opozita proteston pas zbulimit të aferës 50 milionë euro të Belinda Ballukut me tunelin e Llogarasë ku u mor e pandehur nga SPAK, por dhe për ngushtimin e hapësirave në Kuvend.
PD akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare.









