Tetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se shqiptarët drejtonin një rrjet trafikimi të kokainës.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët banonin dhe punonin kryesisht ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore.
Sipas raportimeve ato kishin rreth 400 klientë, ku trafikonin kokainë. Nga shitjet që bënin mendohet se fitonin rreth 1 milionë euro në vit.
Prokuroria tha se shqiptarët planifikonin që shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri.