46 vjeçari shqiptar, Vladimir Mercai është arrestuar të martën e kaluar në Itali pasi ishte arratisur para 21 viteve nga burgu i Riminit.
Ai ishte dënuar me 18 vite burg për rrëmbimin, me qëllim zhvatje, të dy prostitutave shqiptare.
I vetëdijshëm për dënimet e tij në pritje, në pranverën e vitit 2021, burri ishte kthyer në Itali me një emër tjetër, rrethanë që e ka lejuar të shpëtojë nga kapja gjatë disa kontrolleve të kryera në zona të ndryshme të territorit kombëtar.
Pasi u identifikua, ai u arrestua dhe u dërgua në burg për të vuajtur dënimin.
Mbrëmjen e 19 tetorit 1999, në Cervia, Mercai dhe një bashkëkombës tjetër kishin marrë nën kërcënimin me armë dy të rejat shqiptare.
Mercai dhe bashkëpunëtori i tij, në atë kohë, punonin si punëtorë për një kontraktor ndërtimi nga Saludecio.