Pamje të rënda janë publikuar nga Roterdami i Holandës pas humbjes në finale e Conference League ndaj Romës, ndeshje e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Air Albania.
Në rrjetet sociale dhe në mediat holandeze janë publikuar pamje të huliganëve, të cilët shkatërrojnë qendrën e qytetit. Më tej, policia ka ndërhyrë me makina uji apo me qen, duke arrestuar me dhjetëra persona.
Ata shpreheshin se do të “shkatërrojmë qytetin”, si shenjë dëshpërimi për humbjen në kryeqytetin shqiptar. Normaliteti u rikthye rreth orës 01:00 të mëngjesit të së enjtes.