Mbrëmjen e djeshme gjithçka u mbyll vetëm me një incident të vogël në Tiranë, ku u shoqërua një tifoz holandez pasi tentoi që të thyente karriget në një lokal për shkak të zhgënjimit nga humbja e finales përballë Romës.
Policia ishte në gatishmëri. Madje në ndihmë erdhën edhe forca nga Kosova. Por në një moment alarmi u ndez, pas informacioneve kontradiktore se tifozët kishin marrë peng një autobus që po i drejtonte për në aeroport.
Policia shkoi me vrap, sikur duket edhe nga fotoja duke ndaluar autobusin duke i zbritur të gjithë tifozët, por u sqarua se gjithçka ishte një paqartësi dhe nuk bëhej fjalë për pengmarrje.