-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zëri i Amerikës: Pa shpresë për Presidentin, mund të dështojë dhe raundi i tretë

Kryesoret

Në Shqipëri, edhe në raundin e tretë të votimit për presidentin e ri të vendit, duket se do të shkohet pa asnjë kandidaturë. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj tha sot pas një mbledhje me një pjesë të deputetëve se i qëndron propozimit që opozita të ofrojë 4 emra dhe socialistët të zgjedhin prej tyre. Por nga ana tjetër shumica përsëriti se kjo formulë është imponin dhe jo negocim

Ndërsa nga pjesa që tani drejton Partinë demokratike po akuzohet se po i shërben lojës së kryeministrit në procesin e zgjedhjes së presidentit, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj mblodhi sot sërish një pjesë të deputetëve për të diskutuar për këtë çështje. Ata drejtuan gishtin e përgjegjësisë ndaj socialistëve, se u tërhoqën nga marrëveshja e dakortësuar javën e shkuar. Propozimi i hedhur prej demokratëve është ai sipas të cilit opozita ofron katër kandidatura, nga të cilat 2 përzgjidhen nga shumica dhe më pas së bashku palët bien dakort për njërën prej tyre.

Në përfundim të mbledhjes së sotme zoti Alibeaj tha se i mbeten të njejtit propozim, mbi të cilin janë dakort të ulen e të vijojnë punën në çdo moment. “Ne i qëndruam të gjitha detyrimeve tona sipas dokumentit. Filluam procesin e identifikimit. Pala tjetër u tërhoq. Po ta lexoni dokumentin është fare i thjeshtë. Po qe se tërhiqeni, kjo dakortësi bie. E nëse dakortësia bie, çfarë duhet të bëjmë ne? E megjithatë ne themi këtë gjë: vlera e atij dokumenti qëndron deri në afatin e fundit ligjor”, u shpreh ai.

Socialistët po ashtu mbeten në të njejtat pozicione, duke këmbëngulur në një tjetër interpretim dakortësisë me PD-në. “Të vazhdosh të fshihesh pas një copë letre, që ti mendon se është o pranohet o rrëzohet, është rrëzuar ai propozim në tërësi. Kemi rënë dakort për një pjesë të frymës së ij, në një moment të caktuar, kur kemi thënë, meqënëse kanë mbetur dhe katër raunde, në dy raunde propozoni vetëm ju. Dhe ne do i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje. Ne nuk do të propozojmë emër deri të dielën në orën 16.00”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Ai shtoi se do vijojë kontaktet me dy grupet e tera parlamentare të opozitës, ndonëse siç edhe e pranoi, ato nuk arrijnë dot të kenë firmat e nevojshme të deputetëve për të propozuar një kandidat.

Me gjasë, edhe raundi i tretë do mbyllet pa votim, në mungesë të kandidaturave, duke i hapur kështu rrugë socialistëve që të zgjedhin dhe të vetëm presidentin e ri të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit