Tiranë-Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– F. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij;
– R. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike.)
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 43 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi i ka vënë zjarrin banesës së babait të tij. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Sh., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Shtetasi O. Sh., më datë 26.05.2022, rreth orës 23:35, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të parkuara dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga. Gjithashtu, nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të bërë testin e alkoolit.
—
Më datë 26.05.2022, në rrugën “Mustafa Lleshi”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në një klinikë dentare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.