-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I futi thikën shqiptares, avokati: Autori ishte i bullizuar, kishte rebelim

Kryesoret

Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçares shqiptare në Itali, Brunilda Halla. Ajo u godit me thikë nga një i ri 28 vjeçar, i cili u arrestua. Avokati i autorit, deklaroi se ai mund të kishte sulmuar cilindo që do i kishte dalë përpara për shkak të problemeve mendore që kishte.

Ai kishte ngritje dhe ulje tipike të një personaliteti të shqetësuar. Ai kishte rebelim kundër shoqërisë së Vittoria-s që e kishte margjinalizuar. Ai mund të kishte sulmuar këdo, nuk e njihte gruan që vrau. Ai pranoi faktet, përgjegjësinë e tij për vrasjen.

Ai vetë kërkoi të fliste me prokurorin për të rrëfyer. Jemi në prani të një subjekti me probleme të vërtetuara mendore, tashmë viktimë e bullizmit të thellë, i ndjekur nga neurologë dhe psikiatër. Në vitin 2016 i është nënshtruar trajtimit të detyrueshëm shëndetësor”.

Pas krimit autori e la armën në një luginë dhe shkoi në shtëpi për të ndërruar rrobat. Kryeprokurori i Raguzës, Fabio D’Anna deklaroi se “me sa duket duhet të jetë një vrasje rastësore”. Gruaja shqiptare la një fëmijë jetim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit