-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koncesioni Thumanë-Kashar, 4 pyetje për qeverinë

Kryesoret

Dje ministrja E Infrastrukturë Belinda Balluku njoftoi riaktivizimin e koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar, e cila u ndërpre tre vite më parë, por kompania “Gener 2” fitoi në Apel të drejtën, ndërsa qeveria e Edi Ramës nuk e çoi për rekurs në Gjykatën e Lartë, por i hapi “dritën jeshile”.

Projektvendimi i kontratës së re koncesionare u miratua dje dhe u njoftua nga ministrja, por nuk është publikuar ende për të mësuar detajet. Kontrata e parë ishte PPP, por tashmë do të jetë koncesion i pastër.

Kontrata e parë ishte 13 vite, por tani do të jetë 35 vite, pra plus 22 më shumë. Duke qenë se është koncesion i pastër dhe shteti nuk do të investojë, janë katër pyetje që duan përgjigje, pasi shqiptarët që do të kalojë në këtë aks do të paguajnë për 35 vite.

1. Duke qenë se aksi Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesa, pyetja e parë është sa do të jetë pagesa për kalim në aksin e ri?
2. A do të ketë rrugë dytësore falas për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë?

3. Po qytetarët që vijnë nga Kukësi dhe Kosova do të paguajnë dy herë?

4. A ka kontrata klauzolë që i garanton kompanisë trafikun e munguar?

Pyetjet presin përgjigje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit