Ndonëse Komisioni i Venecias gjatë muajit qershor pritet të dal me opinion rreth çështjes së Vettingut, krerët institucional të Kosovës në takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia) kanë nënvizuar faktin se procesi i vettingut, sipas tyre, është parakusht për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Takimin në fjalë ka njoftuar Zyra e Presidentes së Kosovës, ku mes tjerash bënë të ditur se në një takim që kanë pasur, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca me ambasadorët e QUINT-it, është diskutuar rreth procesit të vettingut dhe rendësin për forcimin e sundimit të ligjit.
“Liderët institucional përcollën mesazhe mbi rëndësinë e patjetërsueshme dhe jetike për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vettingut, për të garantuar sistem të drejtësisë me integritet të lartë, profesionalizëm dhe efikasistet, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve për drejtësi”.