Sot u mblodh këshilli kombëtar i PD-së për të zgjedhur kryesinë e re me 27 anëtarë. 20 do të zgjidhen sot me votim nga 47 kandidatët në listë dhe pjesa tjetër janë automatikisht për shkak të pozicioneve që kanë brenda partisë Demokratike. Përpos mesazheve të Sali Berishës nuk kanë munguar batutat.
Në momentin që ish-kryeministri mbaroi fjalën, Edi Paloka si kryetar i këshillit kombëtar po lexonte rregullat e votimit elektronik. Berisha donte të lëvizte dhe Paloka i dha “leje”. “Doktor vazhdo po deshe, unë po lexoj listën” i tha ai.
“E pashë se donte me u çuar….” sqaroi më tej Paloka në fund, kur mbaroi fjalën, por mikrofoni ishte ndezur. Por sapo Berisha u ngrit, në sallë filloi zhurma.
Edi Paloka tentoi disa herë duke u tërhequr vëmendjen.“Ju lutem mos shkoni që tani te votimi se duhet të bëhen gati. Ju lutem pak qetësi, se edhe durimi humbet kollaj kur ka kaq shumë njerëz”.
Por nuk vendosi dot rregull dhe në fund premtoi “hakmarrje”. “I pashë i pashë të gjithë, i pashë të gjithë ata që lëvizën.
Se të mos e marrin, punë e madhe, e ka fleta shumë të qartë, është e sqaruar, është shumë e qartë. Avazi… të gjithë ata që bënë zhurmë i pashë, nuk do u jap votën” tha ai duke buzëqeshur.