Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se kujtimi i Bujar Nishanit për shkak të kontributit që ka dhënë do të mbetet i paharruar.
“Ngushëllime familjes Nishani! Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij.
Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore. Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar” shkruan ai.
Ish-presidenti ndërroi jetë sot në Gjermani, ku ishte dërguar disa javë më parë në gjendje të rëndë.