-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita që do Edi Rama

Kryesoret

Nga Indrit Vokshi

Palët në PD akuzojnë njëra-tjetrën se janë opozita të cilën Edi Rama do.

Së pari, Rama dhe kushdo tjetër, dëshiron një opozitë të izoluar ndërkombëtarisht dhe armike të Amerikës.

Sali Berisha e di ketë, prandaj asnjë herë nuk ka deklaruar se nuk ka nevojë për Amerikën. Përkundrazi, ka ushqyer ndjekësit e tij me shpresën se sapo në SHBA të vijë presidenti republikan, nongrata do t’i hiqet dhe ai do të kthehet në sundim. Kështu, duke qëndisur ketë fabul, Sali Berisha ka pranuar se mbështetja amerikane është tepër e rëndsishme dhe kjo mbështetje do t’i vijë atij nga republikanët.

Mirëpo ketë fabul ia rrëzoi keq dhe përfundimisht Mike Pompeo, republikan, Sekretar i Shtetit, ish shef i CIA. Në vizitën e tij në Tiranë, ai praktikisht deklaroi se nongratan ia kanë vendosur ata, republikanët. Pompeo mori nën mbrojtje ambasadoren Juri Kim, tha se Juri Kim është emëruar ambasadore nga ai (dhe nga Trump). Tha se ndihen krenarë me punën e saj.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se demokratët dhe republikanët në USA kanë politikë të njejtë e të përbashkët në lidhje me sigurinë në Ballkan, në lidhje me nongratat dhe me çmontimin e shteteve paralele. Ketë e deklaroi figura e lartë e republikanëve, Mike Pompeo. Do të thotë se ska asnjë shpresë dhe demokratët i mbajnë kot me gajret.

Megjithatë, ndjekësve të Sali Berishës u sugjerohet të mos dëgjohet Pompeo sepse ai sdi gjë, paguhet me dollarë, duhet të dëgjohet prototipja me theks amerikan sepse ajo e di. Trump dëgjon më shumë atë sesa Pompeon.

Fakti se Rama preferon një opozitë të izoluar ndërkombëtarisht, nuk dmth se i trembet një opozite proamerikane të drejtuar nga Basha, Alibeaj, Bardhi etj.

Këta mund të përkrahen nga Amerika por kanë defiçite të mëdha në politikëberje, deri sot kanë rezultuar të paaftë në ndërtimin e narrativave, në mardhënie me njerëzit, madje edhe në ndërtimin e një polemike të suksesshme.

Për të mos u zgjatur, janë në skenë Sali Berisha me një retorikë të lodhur deri në parodi, me celula ish zyrtarësh të korruptuar, gjobëvënës dhe ordinerë, si në qendër e si në rrethe, ndjekur këta nga celula të tjera fanatikësh të cilët nuk dinë të shkruajnë emrat e tyre dhe në komunitetet ku jetojnë, janë kot e nuk i respekton askush.

Nga ana tjetër janë në skenë Lulzim Basha me të tijët të cilët kanë më pak ngarkesë nga ana e konsumit në pushtet, jo se janë të mirë por sepse skanë qenë në pushtet për tu provuar. Këta nuk kanë arritur ta sfidojnë Edi Ramën në planin e fitores së simpatisë së shoqërisë shqiptare. Pispillosja dhe delikatesa, nuk janë politikë. Politikë është argumenti, forca e karakterit, presietenca, qëndrimi dhe organizimi. Veti të cilat këta nuk i kanë dëshmuar.

Duke parë skenën, duhet të tërheqim vërejtjen se palët në PD nuk kanë pse të grinden e të akuzojnë njëra-tjetrën se janë të preferuar nga Rama; pa merak, Rama i preferon të dyja këto palë. I ka mundur të bashkuar e me gjasë, po vazhduan me ketë mentalitet, mund t’i mundë përjetësisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit