Partia Demokratike njofton se ka vendosur që të premten e 3 qershorit të mbledhë sërish Këshillin Kombëtar.
Në këtë mbledhje do të zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Sekretariatet dhe nënkryetarët e PD-së.
Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së do të jetë Edi Paloka.
Njoftimi:
Njoftim për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike!
Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.
Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.
Edi Paloka
Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD