-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia: Shqiptarët i nxorën nga “ferri” amerikanët dhe kurdët

Kryesoret

Policia e shtetit deklaron se 13 shqiptarët, 9 fëmijë dhe 4 gra janë nxjerrë nga kampi në Siri me ndihmën e amerikanëve dhe kurdëve.

Në njoftimin zyrtar për mediat, policia thotë se operacionet do të vazhdojnë për të kthyer në atdhe të tjerë shqiptarë, gra dhe fëmijë që mbahen në kampet e kontrolluara nga ISIS.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Extraction 4”.

Operacioni, në vijim të 3 operacioneve të zhvilluara më parë nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët, për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në kampet e përqëndrimit, në Siri. Në lidhje me këtë operacion ju informojmë se:

Prej datës 19.05.2022 deri në datën 27.05.2022, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me homologët kosovarë, është përfshirë në një operacion të koordinuar nga partnerët amerikanë, për identifikimin, gjetjen dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, të cilët ndodhen në kampet në Siri.

Ky operacion u zhvillua në disa kampe famëkeqe si Al-Haël dhe Roj, si dhe në kampe të tjerë.

Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët amerikanë dhe forcat kurde u bë e mundur identifikimi dhe gjetja, në kampet Al-Haël dhe Roj, e 13 shtetasve shqiptarë, nga të cilët 4 gra dhe 9 të mitur.

Këta 13 shtetas janë transportuar me avion deri në aeroportin e Prishtinës, dhe më pas janë marrë në dorëzim nga Policia shqiptare që i ka transportuar dhe akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po vijon punën, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK dhe partnerët, për identifikimin, kapjen dhe dërgimin përpara drejtësisë të personave të përfshirë në kryerjen e veprave penale ”Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Edhe në fazën e katërt të këtij operacioni u pa qartë se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe profesionale për të punuar si e barabartë me partnerët në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit .

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht me ata strategjikë, me qëllim identifikimin, lokalizimi dhe riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet famëkeqe të Sirisë” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit