-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Donbasi do të jetë i Ukrainës

Kryesoret

Ndërsa forcat ruse janë  pranë kapjes së qytetit ukrainas Lyman dhe marrjes së pjesës më të madhe të Severodonetsk, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të  mbrojë me çdo mënyrë tokën e saj.

“Nëse pushtuesit mendojnë se Lyman ose Severodonetsk do të jenë të tyret, ata e kanë gabim. Donbasi do të jetë ukrainas”, u shpreh presidenti.

Por forcave ukrainase mund të duhet të tërhiqen nga një pjesë e Luhanskut  për të mos u kapur rob. Guvernatori i rajonit shprehet se pavarësisht mbrojtjes së mirë që mund të ofrojnë trupat ushtarake ukrainase nuk përjashtohet një skenar i tillë. Ai shtoi se rreth 90% e ndërtesave në qytet janë tashmë të  dëmtuara.

Pak larg Severodonetsk-ut, njerëzit e Lysychansk po gërmojnë gropa të reja për kufoma, duke pritur që ofensiva ruse të përkeqësohet në ditët në vijim. Ndërsa luftimet në Ukrainë vazhdojnë shpresat se mund të gjendet një zgjidhje diplomatike thuajse janë shuar.

Sipas këshilltarit presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak çdo marrëveshje me Rusinë nuk është e besueshme. “Çdo marrëveshje me Rusinë nuk vlen asnjë qindarkë. A është e mundur të negociosh me një vend që gënjen gjithmonë në mënyrë cinike?”, thotë ai.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën pas ngecjes së bisedimeve të paqes, me negociatat e fundit që u zhvilluan  ballë për ballë më 29 mars.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit