Një nga operacionet më të rëndësishme të kësaj jave nga policia ka qenë riatdhesimi i 13 shqiptarëve nga kampet e përqendrimit në Siri.
Është mësuar se të gjithë personat e shpëtuar kanë qenë familjarët e disa nga personave të vrarë në luftë, dhe më pas ata mbetën në kampe.
Bëhet fjalë për 4 gra dhe 9 fëmijë.
“Është finalizuar me sukses operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Extraction 4”, si rezultat i të cilit u riatdhesuan në Shqipëri, nga kampet e përqëndrimit në Siri, 13 shtetas. Operacioni vijon, me qëllim identifikimin, lokalizimin, nxjerrjen dhe riatdhesimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në këto kampe, në Siri,” ka njoftuar policia.