Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar para mediave se Edi Rama nuk përmbahet asnjëherë fjalëve dhe premtimeve për zgjedhjen e presidentit.
Maxhoranca nuk pranoi rregullat e opozitës theksoi ai.
“Ne ofruam rregulla që nuk u pranuan nga maxhoranca. Rama bëri atë që di të bëj më mirë, të tërhiqet. Në këtë proces për shkak të ndryshimeve që ndodhën, maxhoranca ka fuqinë të zgjedh presidentin. Ata humbëm një shans për presidentin e gjithë shqiptarëve. Është detyrë e opozitës që për të mos e çuar vendin në një president të njëanshëm, të merrnim pjesë në këtë proces. Ishte mazhoranca ajo e cila duke tërhequr fjalën dhe duke mos marrë pjesë në proces çoi në këtë situatë. Nuk ka asgjë për t’u qortuar në pjesëmarrjen tonë”, tha Aliebaj.
Pyetur nga gazetarët nëse do të ketë rrjedhje votash nga opozita për t’u bashkuar me maxhoranën?
Alibeaj u shpreh i sigurt se nuk do të ketë rrjedhje votash nga opozita për tu bashkuar me maxhorancën në zgjedhjen e Presidentit në raundin e katërt.
Ai tha se e dinte që PS-ja do t’a prishte marrëveshjen për gjetjen e një Presidenti konsensual, por opozita nuk mund ta bojkotonte procesin.