-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështja e detit, Meta: Rama nuk u tregua transparent, s’kishte kërkesa zyrtare

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp ditën e sotme ku është shprehur në lidhje me çështjen detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Meta është shprehur se kryeministri Rama nuk ka qenë aspak transparent me kërkesat e tij dhe nuk ka sjellë asnjëherë informacion zyrtar.

“Kryeministri dhe qeveria jo vetëm me opinionin publik, por edhe me Presidentin nuk kanë qenë transparent dhe nuk është sjellë asnjë informacion zyrtar.

Për Republikën e Shqipërisë është në fuqi autorizimi i Presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për plotësimin, shtimin apo kryesimin e tij dhe pse 3 anëtarë të grupit të negocimit janë larguar nga funksionet bazë. Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive apo dy kryeministrave është rënë dakord për të pezulluar apo dalë nga negociatat. Presidenti nuk është informuar zyrtarisht nga qeveria se me çfarë akti qeveria ka kaluar nga procesi negociator në zhvillime negociatash”, deklaroi Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit