-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Geoana: NATO ka të drejtë të vendoset në Evropën Lindore

Kryesoret

NATO nuk është më e detyruar nga angazhimet e së kaluarës për të frenuar vendosjen e forcave të saj në Evropën Lindore.

Kjo është deklarata e zëvendës sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Mircea Geoana.

Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Franceze e Lajmeve, duke cituar intervistën me zyrtarin e NATO-s.

Moska e ka “zhveshur nga çdo përmbajtje” Aktin Themelues NATO-Rusi, duke sulmuar Ukrainën dhe duke ndërprerë dialogun me aleancën, u shpreh Geoana për AFP-në.

Sipas Aktit Themelues të vitit 1997, të dyja palët ranë dakord të punonin për të “parandaluar çdo ngritje potencialisht kërcënuese të forcave konvencionale në rajonet e dakorduara të Evropës, duke përfshirë Evropën Qendrore dhe Lindore”.

“Ata morën vendime, morën angazhime që të mos kryejnë agresione ndaj fqinjëve, gjë që po bëjnë, dhe të kenë konsultime të rregullta me NATO-n, gjë që nuk po e bëjnë”, shtoi Geoana.

Sipas tij, ky akt themelues në thelb nuk funksionon për shkak të Rusisë.

Rusia, tha ai, në fakt ishte larguar nga kushtet e marrëveshjes së vitit 1997.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit