SPAK ka kërkuar 25 dëshmitarë për gjyqin ndaj Erion Alibej, i akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit me 20 korrik 2020.
Erion Alibej, akuzohet për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar të pyetet edhe Nuredin Dumani, i cili zbuloi se ishte organizator i vrasjes së Ramazanit, Erion Alibej ishte financues i vrasjes së Ramazanit, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.
“Shteti sajoi prova e dëshmi ndërsa procesi është i montuar. Dëshmitarët e drejtësisë janë 4 dhe thonë versione të ndryshme”, tha avokati i Alibej.