-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD jashtë PPE-së, Rithemelimi: Lajm i trilluar nga Rama-Basha

Kryesoret

Pak më parë është njoftuar se PD nuk do të jetë prezentë në Partin Popullore Europiane.

Por ky lajm është hedhur poshtë nga zyra e shtypit e PD-së, e cila ka njoftuar se në PPE do të ketë 3 delegatë të saj.

Garo ka njoftuar se të pranishëm do të jenë: Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.

“Njoftimet e zyrës së dizinformimit Rama Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE)
jane trillime pa asnjë bazë.

PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qendrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendëshme në PD.

Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:

  1. Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së
  2. Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS
  3. Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës,” është shkruar nga zyra e shtypit e PD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit