Një shtëpi tre katëshe është përfshirë nga flakët këtë të hënë në zonën e Institutit, Kamëz.
Si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe.
Nga ky zjarr nuk raportohet për dëme në njerëz, pasi janë nxjerrë në kohë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.