Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet katastrofike që kanë goditur shtetin e Teksasit në SHBA, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Ndër zonat më të prekura është Kampi Mystic, ku humbën jetën pesë vajza dhe 27 të tjera janë ende të zhdukura. Qarku Kerr ka raportuar numrin më të lartë të viktimave – 43 në total, mes tyre 15 fëmijë.
Guvernatori Dan Patrick paralajmëroi se bilanci mund të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në terren. Pamje dramatike të publikuara online tregojnë përmasat e katastrofës.