Partisë Demokratike i hiqet e drejta për të votuar në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që do të mbahet në Roterdam. Kjo ka ardhur si pasojë e përplasjeve të brendshme në partinë më të madhe opozitare në vend.
Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Gazment Bardhi me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan se Berisha po e izolon partinë për shkak të izolimit të tij.
“Diskutimi për pezullimin e PD nga EPP është një lajm i keq për demokratët, fatkeqësisht i paralajmëruar. SB po e izolon PD për shkak të izolimit të tij. Pushtimi i PD nga SB ka sjell mungesën e ftesave për PD në kongresin e EPP. Kjo është e pamerituar për mijëra demokratë”, shkruan Bardhi.