Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri u dogj sot, pasi asnjë emër nuk u dërgua në Kuvend për t’u votuar. Opozita e bojkotoi procesin.
Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu u shpreh se në sallën e Kuvendit për votimin e presidentit nuk kanë qenë prezentë 84 deputetë, duke e bërë seancën nul.
“Nuk kanë qenë prezent 84 deputetë gjë që do të thotë se kjo seancë të quhet nul. Nuk ka pasur 84 deputetë. Kemi kërkuar dhe nga zyrat për të marrë me shkrim, emër për emër të të gjithë deputetëve që kanë qenë në sallë sot gjatë kësaj seancë.
Kjo seancë ka qenë nul, pasi kërkohen 84 deputetë. Nuk ka qenë kuorumi i nevojshëm” tha ai.
Xhelal Mziu tha se ishin vetëm 69 deputetë në sallë. “Raundi i tretë i Presidentit, nuk kishte kuorumin e nevojshëm ligjor!
Çertefikohet raundi i tretë për Presidentin pa kuorumin e nevojshëm, ishin vetëm 69 deputet nga minimalisht 84 deputet që duhet të ishin të pranishëm në sallë!
Maxhoranca me vota të vjedhura më 25 prill, do të zgjedh në raundin e katërt, me votat e vjedhura më 25 prill, një President kukull të qeverisë ose të Edvinit”.
Tashmë nesër do të vendoset data për raundin e katërt që duhen 71 vota për të zgjedhur pasuesin e Ilir Metës.