Një motor është përfshirë mesditën e kësaj të hënë nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Mjeti i rrethuar nga flakët ndodhet pranë ish-parkut Rinia.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një defekt teknik. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar për mrekulli. Në vendin e ngjarjes mbërriti zjarrëfikësja e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve.