3 shqiptarë janë arrestuar nga policia, pasi punonin në “shtëpi bari” në Angli.
Mediat britanike shkruajnë se gjatë kontrollit policia gjeti shumë bimë narkotike, ndërkohë që në vendngjarje u arrestuan 27-vjeçari Redjan Hazizi, 26-vjeçari Spartak Muhaj dhe 45-vjeçari Pëllumb Muhaj.
Oficerët e zbuluan “shtëpinë e barit” për shkak të erës së rëndë që vinte nga brenda shtëpisë, ku u gjetën 365 bimë kanabisi.