-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Si u sulmua Mona Lisa dhe fjalët e autorit: E bëra për të shpëtuar Tokën

Kryesoret

Lajmi për sulmin kundër pikturës së Mona Lisës me krem ​​torte ka bërë xhiron e mediave në të gjithë botën. Autori ishte një person që u fut brenda muzeut të Luvrit në Paris duke e lyer me krem torte. Autori ishte një burrë që u fut në karrige me rrota dhe mbante paruke.

Si për çudi ai u ngrit e më pas iu afrua pikturës duke i hedhur krem. Ata që ishin përgjegjës për sigurinë e muzeut nxituan ta nxirrnin burrin nga dhoma, ndërsa pjesa tjetër e të pranishmëve vazhduan të fotografonin situatën pa pushim.

Piktura, e cila u krijua midis 1503 dhe 1519 nga Leonardo da Vinci është e paprekur sepse është e mbrojtur nga një xham sigurie.

“Ka njerëz që po shkatërrojnë Tokën… Të gjithë artistët, mendoni për Tokën. Prandaj e bëra këtë. Mendoni për planetin” tha autori që sulmoi pikturën.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë punonjësit e sigurisë së Luvrit që nxituan për të hequr agresorin nga ndërtesa dhe për të pastruar xhamin brenda së cilit ndodhet piktura. Gjatë historisë janë bërë përpjekje për të prishur ose vjedhur pikturën e njohur.

Në gusht 2009, një vizitor rus i Luvrit u arrestua pasi hodhi një filxhan çaj drejt xhamit ku ndodhet piktura.

Në dhjetor 1956, një burrë bolivian hodhi një gur drejt pikturës. Që nga viti 2005, Gioconda ndodhet pas një kutie xhami të blinduar dhe mbrohet nga një guaskë që mban të kontrolluar lagështinë dhe temperaturën.

Përpara saj kalojnë çdo vit miliona njerëz (10 milionë para pandemisë) në muzeun më të madh në botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit