Ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa është dënuar nga SPAK ditën e sotme.
Nga hetimet atij janë gjetur në banesë 11 milionë lekë, me të cilat prokurori ishte korruptuar për çështjen e Emiljano Miranit.
Ai u dënua 2 vite burgim do t’i konvertohen në 4 vite shërbim prove dhe në këtë mënyrë ish-prokurori do të lërë qelinë.
Po ashtu, gjykata ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Emiliano Miranin, Qerim Ruçin dhe Bledar Hajredinajn, Markelina Alinanin me 2 vite burg, Napolon Hodajn me 1 vit 4 muaj burg.
Ish-prokurori Sali Hasa nisi të procedohej në vitin 2020. Atij iu gjetën në banesë 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro. Ai akuzohet se pushoi çështjen ndaj Emiljano Miranit, i cili plagosi Edison Korkutin. Elona Papa, motra e Emiljanos së bashku me të plagosurin është fotografuar në zyrën e prokurorit. Sipas hetimeve ajo ka e ndikuar te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohej për plagosje me dashje dhe mbajtje të armëve te ftohta.