Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka hedhur akuza ndaj kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Ballës. Ai ka thënë se Balla dhe Bardhi janë përgjegjës politik të vrasjes së Dr. Pjerin Xhuvanit.
“Miq, dje denoncova ne parlament Taulant Bego Yaris si Dumani politik i Bandes se Elbasanit, i cili ka me kapot dhe anëtarët e kësaj bande te qeverise qindra telefonata, te cilat faktojnë se ai është anëtar kryesor politik i saj.
Përveç kësaj akuzova Taulant Bego Yaris se ai se bashku me Gaz Bardhin janë përgjegjës kryesor politik te vrasjes se Dr Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes te katër njerëzve ne Elbasan”, shkruan Berisha.
Ai e ka quajtur atë Dumani politik dhe është shprehur se Balla është një me bandat operacionet e tyre kriminale. Gjithashtu Berisha ka shkruar se në mbrojtje i ka dalë dhe Gazment Bardhi dhe e quan bashkëpërgjegjës për përgjakjen e Elbasanit ku mbeti i vrare Dr Xhuvani dhe te plagosur 4 te tjerë.
“Sipas Dumanit, Taulant Bego Yaris ishte një me bandat dhe operacionet e tyre kriminale. Ne ketë rast Manhaset nuk akuzuan Don Lalën por Taulant Bego Yaris për vendosjen e armës se krimit ne garazhin tyre.
Se dyti unë dje nuk e akuzova Bego Yarisin se ka ideuar vendosjen e armës se krimit ne garazhin e Manhasve por e akuzova se ka qindra telefonata me anëtaret dhe bosët e bandave te Elbasanit dhe se është direkt i implikuar politikisht ne vrasjen e Dr Xhuvanit”, .
Dje Dumanit te parlamentit përveç Dumanit te qelisë i doli zot edhe Gaz Bardhi bashkëpërgjegjës ne përgjakjen e Elbasanit ku mbeti i vrare Dr Xhuvani dhe te plagosur 4 te tjerë.
Edhe reagimi i Bardhit ishte si klithma e atij qe bërtet mos kujtoni se jemi ne përgjegjës për gjakun e derdhur ne Elbasan. Ky është vetëm fillim me shume do te dëgjoni!”, ka thënë Berisha.