“5pyetjet.al” publikon foton e Artan Lleshit, të riut që iu hodh makina “Audi Q7”në erë me eksploziv mbrëmjen e djeshme në Kamëz.
Ai jeton në Angli dhe dyshimet paraprake të policisë janë se pas ngjarjes qëndrojnë përplasjet mes grupeve kriminale.
Makina tip “Audi Q7” ishte e parkuar në bulevardin ‘Nënë Tereza’, në Kamëz kur shpërtheu eksplozivi.
Shpërthimi ka qenë shumë i fortë duke shkaktuar edhe thyerjen e xhamave të bizneseve pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Ai tha se nuk ka konflikte duke shtuar se dyshon se mund të jetë një hakmarrje për shkak të “një vrasje që ka kryer xhaxhai”.
“Xhaxhai im ka kryer një vrasje në vitin 2000. Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim.
Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt” tha ai.
Grupi hetimor vazhdon mbledhjen e provave për të shkuar te gjurmët e autorëve.