-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanadaja fut në “listën e zezë” të dashurën e Vladimir Putin

Kryesoret

Kanadaja bëri të ditur sot se i ka vendosur sanksione të dashurës së Vladimir Putinit, ish-gjimnastes Alina Kabaeva, si dhe zyrtarëve të institucioneve të tjera ruse për luftën e Rusisë në Ukrainë, raporton AFP.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë Mélanie Joly tha sot se “Ne synojmë bankat, oligarkët pranë regjimit të Putinit,  nuk e di si ta quaj atë, partneren e tij”

Ata që vendosen nën sanksionet e reja janë Kabaeva, Banka Bujqësore Ruse, Investtradebank dhe dy firma të menaxhimit të fondeve.

Atyre do t’u ngrihen asetet dhe do t’u ndalohet hyrja në Kanada, raporton AFP.

Mediat kanë raportuar gjerësisht se Kabaeva dhe Putin janë të përfshirë në një lidhje romantike, edhe pse Putin e mohoi këtë gjë kur u raportua për herë të parë në vitin 2008.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit