Me Sali Berishën në krye, grupi i “Foltores” brenda PD-së ka çuar kërkesën në Kuvend për të miratuar një rezolutë kundër gjenocidit serb në Kosovë.
Në dokumentin e dorëzuar në Kuvend, deputetët kërkojnë që data 15 Janar, ditë kur ndodhi masakra e Reçakut të shpallet dita e kujtimit të gjenocidit serb në Kosovë.
Por kjo rezolutë pritet që të ketë të njëjtin fat që pati ajo për Srebrenicën, që PS e rrëzoi me argumentin se në krye të listës që kanë firmosur është Sali Berisha.
Për shumicën socialiste, ai është i “vdekur politikisht” dhe cdo nismë që do të ketë emrin e tij do të rrëzohet.