-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ia “futën” prokurorisë për kondicionerin, arrestohen dy biznesmenët

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë në lidhje me mashtrimin që kryen sa i takon punimeve për vendosjen e sistemit të kondicionimit në prokurorinë e Elbasanit.

Sipas dosjes, firma instaloi një ‘chiller’ që nuk funksiononte. Ndërkohë nën akuzë janë vënë administratorët e dy kompanive, drejtuesi teknik dhe inxhinierët.

Bëhet fjalë për Ardian Lloshi, administrator në “Tirana New Supervizor”, Ibrahim Dragoshi administratori në “IMES-D”Shpk, të 2 të arrestuar, si edhe Dedë Maluta, administrator te shoqëria “Junik” shpk dhe drejtuesin teknik, Vladimir Maluta, të shpallur në kërkim nga Policia. të akuzuarve janë shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se në fillim të verës të viti 2020, në sistemin e ftohjes janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues (nënkontraktor).

Në vijim, me afrimin e periudhës së dimrit (rreth muajit nëntor), ka rezultuar se pajisja Chiller nuk ka funksionuar fare përsa i takon procesit të ngrohjes në institucion. Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi.

Në vijim të komunikimeve të vazhdueshme dhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, është dërguar një grup specialistësh për verifikim në vend dhe ka rezultuar e njëjta problematikë.
Në muajin dhjetor 2020, Drejtuesi i Prokurorisë, në mungesë të një specialisti të brendshëm mirëmbajtje në këtë institucion ka kërkuar nga Bashkia Elbasan, vendosjen në dispozicion të një grupi ekspertesh te jashtëm, pa kundër shpërblim monetar, per te kryer një verifikim professional te pajisjes dhe dhënien e një mendimi teknik mbi të.

Nga mendimi i përpiluar me shkrim prej këtyre specialistëve të jashtëm, me profesion inxhinierë, depozituar ne date 13.01.2021 kanë rezultuar në mënyrë të përmbledhur këto të dhëna

I. Pajisja ka dalë jashtë funksionit.
2. Sugjerohet vendosja e një pajisje të re.
3. Kapaciteti i pajisjes aktuale (kW) nuk i përgjigjet kapacitetit si në ftohje ashtu edhe në ngrohje të pajisjes së parashikuar në projekt dhe preventiv.
4. Është ndryshuar zëri i preventivit nga chiller për ftohje dhe kaldajë për ngrohje në chiller për ngrohje-ftohje.
5. Kapacitetet (kW) e pajisjes nuk i përgjigjen kapacitetit të nevojshëm për ngrohje-ftohje që kërkon godina në tërësi.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chiller”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Chiller”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

– A. L., 48 vjeç, dhe I. D., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë në dy subjekte të ndryshme.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit D. M., 60 vjeç, banues në Pukë, dhe V. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në subjektet që administrojnë, kanë kryer shkelje për punimet që janë kryer në godinën e një institucioni, konkretisht në sistemin e kondicinimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit