-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si mund t’ja shkurtojë Perëndimi ditët Rusisë?

Kryesoret

Nga Gideon Rachman

“Financial Times”

A po shkon më në fund lufta në Ukrainë, sipas planeve të Vladimir Putinit? Ushtria ruse po përparon aktualisht në Donbas. Nëse ushtria e Putinit do të jetë e aftë të pushtojë qendrat industriale të Ukrainës, dhe ta privojë nga dalja në det, mbijetesa e Ukrainës si një shtet i qëndrueshëm, do të vihej seriozisht në pikëpyetje.

Ky skenar i zymtë është sigurisht i mundshëm. Por nuk është i pashmangshëm. Për taparandaluar Rusinë të arrijë diçka që mund të duket si një fitore në këtë luftë, aleanca perëndimore që mbështet Ukrainën duhet të mbetet e bashkuar, dhe ta rrisë mbështetjen e saj për Kievin.

Lufta mund të anojë sërish në anën e Ukrainës, përpara se të ketë ndonjë perspektivë për një marrëveshje paqeje të pranueshme. Në thelb, lufta në Ukrainë po zhvillohet në 3 fronte dhe midis 3 protagonistëve. Fronti i parë është vetë fusha e betejës. Fronti i dytë është aiekonomik. Dhe fronti i tretë është beteja e vullneteve.

Tre pjesëmarrësit janë Rusia, Ukraina, dhe aleanca perëndimore që e mbështet Ukrainën.

Ukrainasit janë gjithnjë e më nervozë, pasi shqetësohen se mbështetja perëndimore është duke u zbehur. Ata e dinë se në një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë, Ukraina është e avantazhuar vetëm në frontin e tretë, në betejën e vullneteve.

Si një vend që lufton për lirinë dhe pavarësinë e tij, ukrainasit janë shumë më të motivuarsesa rusët. Por kur flitet për fuqinë e zjarrit dhe ekonominë, avantazhi anon dukshëm nga Moska. Rusia ka më shumë artileri të rëndë dhe më shumë avionë sesa Ukraina, dhe së fundi po e bën të dukshme këtë epërsi në Donbas.

Ekspertja gjermane Sabine Fischer, thotë në Moskë janë rritur shpresat për një lloj fitoreje në këtë luftë. Rusia ka pësuar shumë viktima, por po ashtu edhe Ukraina. Presidenti VolodymyrZelensky, deklaroi pak ditë më parë se vendi i tij po humbet deri në 100 trupa në ditë.

Por shifra reale mund të jetë edhe më e lartë.

Po ashtu Ukraina ka pësuar dëme ekonomike shumë më serioze sesa Rusia. Ekonomia ruse parashikohet të bjerë me 12–15 për qind këtë vit. Por ekonomia e Ukrainës, më e vogël që në fillim të konfliktit, pritet të tkurret me 45 për qind. Përveç moralit më të lartë se armiku, avantazhi i madh i Ukrainës është mbështetja e Perëndimit.

Nëse aleanca perëndimore u jep ukrainasve armët dhe ndihmën ekonomike që u nevojitet, atëherë bilanci i luftës do të kthehet të anojë sërish drejt Kievit. Delegacioni ukrainas ishte dukshëm shumë nervoz në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e kaluar, pasi druhet se mund të dobësohet mbështetja perëndimore ndaj Ukrainës.

Ukrainasit janë të alarmuar nga ngadalësia e dërgesave të armëve nga SHBA dhe Gjermania, gjë që po e bën më të vështirë ngadalësimin e avancimit të ushtrisë ruse. Ata shqetësohen se nga shtatori e tutje, vendet perëndimore do të fokusohen më shumë tek problemet e tyre ekonomike sesa mbi gjendjen e rëndë të Ukrainës.

Po ashtu ata kanë frikë se disa vende – ndoshta të udhëhequra nga Franca ose Gjermania – do të gënjehen nga negociatat iluzore për paqe, dhe do ta reduktojnë drastikisht mbështetjen për Ukrainën. Këto shqetësime mund të jenë nxitur me siguri edhe nga telefonata e fundit midis Putint, Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës.

Frikërat e ukrainasve janë më se të kuptueshme. Por unë mendoj (dhe shpresoj) se ato janë të gabuara. Fjalimi i Scholz në Davos, tregoi se ai e kupton qartë atë që është në lojë në Ukrainë. Kancelari deklaroi se Rusia po bën një luftë imperialiste, dhe deklaroi se “Putin nuk duhet të lejohet të fitojë”.

Më e rëndësishmja, gjermanët thonë të njëjtën gjë privatisht, duke këmbëngulur se ata nuk kanë ndërmend ta detyrojnë Ukrainën të heqë dorë nga një pjesë e territorit, dhe synojnë t’i dërgojnë të gjithë armatimin e premtuar.

Nëse perëndimi ruan qetësinë, i mban premtimet dhe e përshpejton dërgimin e armëve, atëherë do të lehtësohet edhe presioni mbi ukrainasit për të bërë lëshime territoriale apo tëllojeve të tjera ndaj Moskës. Me më shumë armë të rënda në dispozicion, ukrainasit duhet të jenë në gjendje të bllokojnë përparimin e rusëve, dhe më pas t’i detyrojnë ata të sprapsen.

Profesor Laërence Freedman thekson:“Tani Rusisë i duhet të mbrojë një front të gjatë në një territor të madh që ka arritur të pushtojë. Por tashmë forcat e saj janë dobësuar, dhe Moska po përpiqet të gjejë rezerva”.

Ndërkohë me kalimin e kohës, pozicioni i Rusisë mund të dobësohet në mënyrë dramatike në frontin ekonomik. Ushtria ruse ka humbur shumë pajisje ushtarake. Zëvendësimi i tyre është shumë i vështirë në një ekonomi që po goditet fort nga sanksionet perëndimore.

Tani rusëve tani u mungojnë aq shumë gjysmëpërçues, saqë thuhet se po përdorin në pajisjet ushtarake çipe të marra pjatalarëset dhe frigoriferët. Qeveria amerikane pretendon se Rusia ka humbur rreth 1000 tanke në betejë, dhe se dy nga kompanitë prodhuesve të tankeve në vend,janë detyruar ta ndërpresin prodhimin, për shkak të mungesës së pjesëve të këmbimit.

Po ashtu është shtërnguar edhe “laku financiar” ndaj Putinit. Aktualisht, Rusia merr ende afro 1 miliardë euro çdo ditë nga eksporti i naftës dhe gazit. Por BE planifikon t’i japë fund importeve të naftës ruse deri në fund të këtij viti, dhe të reduktojë importet e gazit në mënyrë drastike dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gjermania po ndërton dhe po jep me qira terminale të reja për importin e gazit natyror të lëngshëm, të cilat do të lejojnë nisjen e ndërprerjes së importit të gazit rus që nga fillimi i vitit të ardhshëm. Rusët nuk kanë linja transporti për ta çuar gazin drejt Kinës, ndaj pritet të përballen me një goditje katastrofike për financat e tyre kombëtare.

Perspektiva e një lufte të gjatë është e tmerrshme. Por derisa qeveria ruse të braktisë synimin e saj për të pushtuar një territor të ri në Ukrainë, nuk mund të ketë asnjë perspektivë për bisedimet reale për paqe. Kjo mund të jetë e mundur vetëm kur trupave të Putinit t’u mbarojnë pajisjet, dhe kur qeveria e tij të mos ketë më para për ta vazhduar luftën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit