Gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë rusë është goditur një rezervuar me acid nitrik në qytetin Severodonetsk, kanë njoftuar autoritetet ukrainase.
Në një postim në Telegram, Serhiy Hayday i ka bërë thirrje banorëve lokalë që të mos largohen nga strehimoret dhe bunkerët, nga frika se mund të rrezikohen nga kimikatet e rrezikshme që janë shpërndarë në ajër pas sulmeve ajrore.
Madje Hayday ka publikuar fotografitë e reve që kanë marrë ngjyrë rozë që qëndronin mbi ndërtesat kolektive. Megjithatë nuk ka dhënë ndonjë informacion shtesë për dëmet që mund të jenë shkaktuar.
“Banorë të këtij rajoni mos dilni nga strehimoret dhe bunkerët”, ka shtuar ai duke i bërë thirrje qytetarëve që edhe nëse e bëjnë një gjë të tillë të përdorin maska kundër gazit.