-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen i nxehti afrikan dhe rrebeshi, qytetet që sot do të bjerë shi?

Kryesoret

Nga dita e sotme vendi ynë do të përfshihet nga një valë e të nxehtit afrikan dhe temperatura të larta që do të arrijnë deri në 38 gradë.

Sipas Meteoalb mëngjeset e freskëta me temperatura deri në 9 gradë do t’ja lënë vendin ditëve të nxehta ku temperaturat më të larta do të shënohet gjatë mesditës me maksimumin prej 38 gradësh të dielën, në disa zona.

Sa i përket rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të shënojnë temperatura më të freskëta, krahasuar me Shqipërinë duke arritur deri në 26-27 gradë në mesjavë.

Temperaturat do të rriten pas së mërkurës duke arritur në vlera 26 gradë për Kosovën dhe 30 gradë në Maqedoninë e veriut.

Pjesa e dytë e ditës në zonat malore do të rrezikohet nga rrebeshe afatshkurtra shiu, ku nuk do të mungojnë as stuhitë e breshrit dhe erërat e forta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit