Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po tenton të vendos stabilitet midis Turqi, Finlandës dhe Suedisë.
“Unë jam në kontakt të ngushtë me presidentin Erdogan të Turqisë dhe me liderët e Finlandës dhe Suedisë,” tha Stoltenberg në një konferencë shtypi.
Blinken tha se ka një “konsensus të fortë brenda NATO-s, gjerësisht, për të mbështetur pranimin e shpejtë të Suedisë dhe Finlandës në aleancë.
Suedia dhe Finlanda janë mbështetur në lëvizjen e tyre drejt anëtarësimit në NATO nga pothuajse të gjitha vende anëtare të Aleancës.
Vetëm Turqia ka shprehur rezerva.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë se Suedia dhe Finlanda duhet të ndalojnë mbështetjen e terroristëve në vendet e tyre, të ofrojnë garanci të qarta sigurie dhe të heqin ndalesat e eksporteve ndaj Turqisë.