-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet grupi i drogës, shqiptari në pranga

Kryesoret

Policia italiane ka shkatërruar një grup të trafikut të drogës. Grupi ishte i formuar nga disa shtetas italianë, marokenë dhe shqiptarë.

Mësohet se janë sekuestruar 15 kilogramë drogë dhe më shumë se 25 mijë euro.

Në këtë operacion janë angazhuar më shumë se 90 agjentë të antidrogës italiane. Hetimet kishin nisur një vit më parë kur një person u kap me kokainë.

Sipas policisë italiane grupi i trafikut të drogës transportonte 20 deri në 30 kilogramë marijuanë dhe një kilogram kokainë çdo muaj. Më pas ata ua shisnin trafikantëve të tjerë duke krijuar një rrjet mjaft fitimprurës.

Nga operacioni të policisë kanë rënë në pranga një 30 vjeçar, një 40 vjeçar dhe një 34 vjeçar përkatësisht me kombësi italiane, shqiptare dhe marokene.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit