-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vazhdon gjykimi ndaj Mustafës në Speciale

Kryesoret

Këtë mërkurë të 1 qershorit në ora 9:30 do të vazhdojë gjykimi në Gjykatën Speciale ndaj Sali Mustafës.

Ndërsa paraqitja e të gjitha provave në rastin Mustafës është mbyllur të enjten e 26 majit, ka njoftuar mbrojtja e tij.

Kështu është bërë e ditur edhe në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, në të cilën ai ngarkohet për krime lufte.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.

“Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Ai është i arrestuari i parë i Speciales. Ai ishte ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-epror i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit